SHBA- Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, njoftoi të martën se do të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare të pranojë edhe 400 mijë refugjatë sirianë.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Washington, pasi erdh në krye të UNHCR-së, Grandi tha se bota duhet të bëjë më shumë për t’i dhënë fund krizës siriane.

“Do të kryesojë me takimin në Gjenevë më 30 prill, në të cilin do ti kërkojë komunitetit ndërkombëtar për të pranuar 10 përqind të refugjatëve nga Siria. Dhjetë për qind janë shumë njerëz. Më shumë se 400 mijë”, tha shefi i UNHCR-së në një konferencë për mediat në përvjetorin e pestë të luftës në Siri.

Pesë vite nga fillimi i luftës, 4.8 milionë refugjatë janë zhvendosur në vendet fqinje, qindra mijëra në Evropë, dhe më shumë se gjashtë milionë njerëz brenda kufijve të vendit të tyre, i cili para luftës numëronte më shumë se 20 milionë banorë.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: