NGA MIRA BREGU, GJENEVË

Organizata e OKB-së për mbrojtjen e refugjatëve, UNHCR, nxit të gjithë palët që të unifikojnë qëndrimin në mënyrë që të menaxhohet sa më mirë kriza e emigrantëve. Kjo mund të jetë mundësia e fundit për një përgjigje koherente Evropiane për të menaxhuar një krizë që është në rritje ndërsa vuajtjet dhe shfrytëzimi i refugjatëve dhe emigrantëve po rritet.

“Kjo është një krize e vullnetit politik kombinuar me mungesën e unitetit europian që po rezulton në një menaxhim kaotik”, deklaroi Antonio Guterrez, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatet. “Kur në vitin 1956, 200 mijë hungarezë u larguan drejt Austrisë apo Jugosllavisë, jo vetëm që u pritën ashtu siç duhet por u krijua menjëherë edhe një plan shpërndarjeje.

Çfarë ishte e mundur atëherë duhet të jetë e mundur tani. Takimi i nesërm i Këshillit të BE-së është absolutisht vendimtar për të kapërcyer ndarjet e Evropës dhe të krijojë përkushtimin e nevojshëm politik”, deklaroi zyrtari i OKB-së.

UNHCR-ja vë në dukje se programi i zhvendosjes nuk mund të zbatohet në mënyrë efektive, pa krijuar mjedise të përshtatshme pritëse në vendet ku refugjatët dhe emigrantët hyjnë në Evropë. Me një mesatare prej 6 000 personave që vijnë çdo ditë në brigjet evropiane, kjo kërkon një investim masiv.

Një program i vetëm zhvendosjeje, në këtë fazë të krizës, nuk do të jetë i mjaftueshme për të stabilizuar situatën. UNHCR-ja ka propozuar një sërë masash në këtë drejtim për të ndihmuar Evropën që kjo situate të menaxhohet sa më mire. Një prej këtyre propozimeve është që të me një mbështetje të forte Europiane të ndërtohen menjëherë objektet e nevojshme në Greqi dhe zgjerimi i atyre ekzistuese ne Itali për të pranuar, ndihmuar dhe regjistruar njerëzit që mbërrijnë në këto vende nga deti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: