Së paku 7.000 refugjatë, burra, gra dhe fëmijë, kanë hyrë natën mes të shtunës dhe të dielës nga Maqedonia në Serbi, bëri të ditur UNHCR, duke shtuar se presin numër edhe më të madh të emigrantëve.

UNHCR thekson se nga autoritetet e Maqedonisë kanë marrë premtimin se “kufiri do të jetë i hapur për refugjatët të cilët ikin nga konfliktet në shtetet nga të cilat vijnë”.

Në kufirin serb, UNHCR bashkëpunon me autoritetet lokale dhe organizatat humanitare në mënyrë që të sigurohet qëndrimi dhe ushqimi për ata të cilët arrijnë, thuhet në kumtesë.

Njëkohësisht, Federata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe bënë thirrje për “mbështetje më të madhe për emigrantët të cilët hyjnë në Evropë përmes Ballkanit perëndimor”.

“Është i domosdoshëm nivel më i lartë i bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në mënyrë që t’u jepet përgjigje nevojave humanitare të të rrezikuarve”, thuhet në deklaratë. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: