Shirat musonë në Bangladesh kanë prekur mbi 12.000 refugjatë Rohingya, ndërsa rreth 2.500 strehimore janë dëmtuar ose shkatërruar në juglindje të vendit, njoftoi Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Më shumë se 5.000 refugjatë u zhvendosën përkohësisht në strehimore të anëtarëve të tjerë të familjeve ose objekte komunale pasi mbi 300 milimetra shi ka rënë në kampe që strehonin më shumë se 800.000 refugjatë, sipas një njoftimi të UNHCR-së.

Në njoftimin thuhet se të paktën gjashtë refugjatë Rohingya humbën jetën në incidente të lidhura me shiun.

“Shirat më të shumtë priten në ditët e ardhshme me sezonin monsun që do të zgjasë gjatë tre muajve të ardhshëm. Situata përkeqësohet më tej nga pandemia e COVID-19”, theksohet më tej.

Bangladeshi aktualisht është shtëpia e gati 1,2 milionë myslimanëve Rohingya të cilët u larguan nga sulmet brutale ushtarake në shtetin Rakhine në vendin e tyre të Mianmarit në gusht të vitit 2017.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb