Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka thënë se rreth 500 njerëz dyshohet se janë mbytur nga fundosja e një anijeje në Detin Mesdhe, javën e kaluar.

UNHCR, ka thënë se fatkeqësia ka ndodhur në ujërat midis Italisë dhe Libisë më 16 prill. 41 të mbijetuar, 37 burra, 3 gra dhe 1 fëmijë 3 vjeç – janë shpëtuar nga një anije tregtare dhe janë dërguar në Kalmata të Greqisë.

Të mbijetuarit përfshijnë somalezë, etiopianë, egjiptianë dhe sudanezë. Kombet e Bashkuara kanë thënë se 180,000 migrantë kanë bërë përpjekje të arrijnë Evropën këtë vit përmes detit. Sipas OKB-së, afro 800 jetë njerëzish janë humbur në ujëra në vitin 2016.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: