Miliona fëmijë jemenas kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare është alarmi i ngritur sot nga agjencia e OKB për fëmijët, UNICEF, sipas të cilit katër nga pesë të mitur rrezikojnë të mos e kalojnë ”provimin” për mbijetesë në atë që OKB e quan kriza më e keqe humanitare në botë.

Për vite me radhë, Jemeni është shkatërruar nga një luftë e brendshme, e cila më pas mori një dimension rajonal me përfshirjen e Arabisë Saudite dhe Iranit dhe është pjesë e një konteksti të varfërisë endemike dhe mungesës së burimeve ushqimore.

Sipas UNICEF-it “dhjetëra mijëra fëmijë kanë vdekur nga shkaqet direkte ose indirekte të konfliktit, të tilla si sëmundja dhe kequshqyerja”.

Nga më shumë se 12 milionë fëmijë jemenas, rreth dy milion kanë lënë shtëpitë e tyre dhe jetojnë në kushte më të pasigurta.

“Numri i fëmijëve të kequshqyer mund të arrijë në dy milion e 400 mijë deri në fund të vitit ose një rritje prej 20%”, thuhet në dokumentin e UNICEF-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: