Bëhet e ditur se 500 mijë fëmijë janë në rrezik të vdekjes për shkak të mungesës së ushqimit në Somali.

Zëdhënësi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), James Elder në një deklaratë lidhur me krizën e ushqimit në vend tha se kriza ushqimore në Somali la 500 mijë fëmijë në rrezik të vdekjes.

Ai tha se 340 mijë fëmijë vuajtën nga mungesa e ushqimit gjatë krizës ushqimore në Somali në vitin 2011 dhe se ky numër këtë vit i ka kaluar 500 mijë.

Elder e përshkroi krizën ushqimore si “Makthi që nuk e kemi parë në këtë shekull”.

80 për qind e Somalisë lufton me thatësirat ekstreme

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), 80 për qind e Somalisë po lufton me thatësirat ekstreme.

Qeveria e Somalisë për shkak të thatësirës në rritje shpalli “gjendje të jashtëzakonshme” në të gjithë vendin më 23 nëntor 2021.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje për ndihmë urgjente komunitetit ndërkombëtar për krizën humanitare në Somali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb