Vijon debati për fanellat e Ukrainës. UEFA rekomandoi federatën ukrainase të rishikojë uniformat e saj pas ankesës së Rusisë, por duket se Ukraina është e vendosur të mos bëjë ndryshime.

Rusia bëri ankesë, pasi në fanella Ukraina ka hartën në mes ku përfshihet edhe Krimea, që tashmë është territor rus. Harta dhe shkrimi në fanellë janë klasifikuar me përmbajtje politike.

Institucioni më i lartë i futbollit në kontinent vendosi që të kërkonte ndryshimin e fanellës, duke e konsideruar tërësisht politike.  Megjithatë, sipas ekipit ukrainas, UEFA e ka aprovuar uniformën në fillim dhe nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë:

“Ne kemi uniformën tonë dhe UEFA e aprovoi atë. Do të luajmë me këtë uniformë. Ajo u aprovua dhe nuk kemi pse të bëjmë ndryshime”, – ka thënë zëdhënësi për shtyp i Ukrainës, Oleksandër Hlivisnki.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb