Sfida e sotme në “Seria A” mes Bologna-s dhe Fiorentina-s e përfunduar me shifrat 1-2 është futur në histori. Si kurrë kishte ndodhur më parë, dy golat e parë të takimit kanë ardhur nga goditja e këndit.

Ishte mesfushori i Fiorentina-s, Jordan Veretout, ai që i befasoi të gjithë duke shënuar nga goditja e këndit. Gol mbresëlënës që i dha epërsiën “vjollcëve” të Pioli-t.

Pas vetëm 3 minutash reagoi Bologna, e cila kurrsesi nuk mund të ‘hakmerrej’ më ëmbël se kaq. Sërish një mesfushor, këtë herë nga radhët e vendasve, Pulgar, do të risillte baraspeshën nga goditja e këndit.

Dy gola shumë të bukur në harkun e 3 minutave që në fund do t’i jepnin cilësimin ‘unikale’ kësaj sfide.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: