LIGA E KAMPIONEVE– Manchester United i Jose Mourinhos ka vazhduar me serinë e paraqitjeve negative kësaj rradhe edhe në Ligën e Kampioneve.

‘Djajtë e Kuq’  nuk kanë  arritur fitojnë ndaj Valencias në një ndeshje të luftuar në Old Trafford. Sfida përfundoi me rezultat 0-0.

Pjesa e parë e takimit United dominoi fuqishëm sfidën. Në pjesën e dytë Sanchez u largua për t’ia lënë vendin  Martialit i cili u mundua të bëjë diçka ndryshe  por rezultati ngeli i bardhë deri në fund.

Madje Valencia tentoi të shënonte nga kundërsulmet, por spanjollët në fund mund të ndahen të kënaqur me rezultatin përfundimtar 0-0. Pas këtij barazimi, United gjendet në vendin e dytë në Grupin H, pas  Juventusit me 6 pikë,  i cili mposhti Young Boys me rezultat 3-0.

BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb