Paul Pogba i ka idetë e qarta, nëse Man.United dëshiron ta mbaj në skuadër duhet të paguaj një faturë të çmendur: 600 mijë sterlina në javë, e përkthyer ndryshe, kërkon një pagë sezonale më të lartë se C.Ronaldo i cili te Juventus përfiton 34 milion euro. Mesfushori francez me anë të agjentit të tij, Mino Raiola ka pranuar kërkesën e United për tu ulur në një tavolinë, ku temë diskutimi është mundësia për të rinovuar kontratën aktuale e cila i skadon më 2021. Mino Raiola e di shumë mirë se Juve dhe Real Madrid janë ende të interesuar për shërbimet e Pogba, kërkon ta shfrytëzoj këtë fakt për ti kërkuar “djajve të kuq” një pagë të çmendur për lojtarin e tij.

Tuttosport
Tuttosport

Nga ana tjetër është i vetëdijshëm se as Juve e as Real nuk kanë ndërmend të presin përjetësisht Pogban por gjithashtu kanë vendosur prej kohësh kontaktet e para me Christian Eriksen. Mesfushori danez është në skadencë të kontratës, vitin e ardhshëm mund të largohet me parametra zero, pra është një opsion pa shumë kosto. Fakt është gjithashtu se United ka një avantazh të madh në raport me Pogban, kanë një dorë një kontratë e cila skadon në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, në këto kushte, kjo pritet të jetë një tratative e gjatë e cila pritet të ndizet sërish në janar nëse palët nuk arrijnë në një rinovim të mundshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb