ANGLI- Manchester United nuk gjen paqe edhe në ndeshjen sotme. “Djajtë e Kuq” janë shpartalluar nga një kundërshtar modest, por i uritur për fitore si West Ham.

Ndeshja u mbyll në shifrat e thella 3-1, duke konfirmuar edhe njëherë se, Jose Mourinho, i ka orët e numëruara në krye të skuadrës së Manchester United.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e pastër të kundërshtarit duke shënuar dy gola, ku njëri ishte dhuratë nga autogoli i Lindelof. E gjitha kjo krijoi turbullira dhe tensione edhe në dhomat e zhveshjes, situatë kjo, e cila reflektoi edhe në fushën e lojës gjatë fraksionit të dytë.

Jose Mourinho nuk bëri dot zap lojtarët e tij, pasi në minutat e mbetur, West Ham do të trefishonte shifrat, ndërsa United shënoi thjesht golin e nderit.

Me këtë humbje, skuadra e United numëron 10 pikë në 7 ndeshje, 3 më shumë se kundërshtari në po aq ndeshje të luajtura.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb