Bastian Schweinsteiger duket se nuk llogaritet si pjesë e Manchester United edhe pse vetëm 10 ditë më parë u riintegrua me grupin e drejtuar nga Jose Mourinho.

Gjermani që u transferua me shumë bujë gati dy vite më parë në Angli, po has vështirësi të mëdha në radhët e “Djajve të kuq”, veçanërisht pas emërimit të portugezit në krye të stolit.

I veçuar nga grupi, u stërvit për 3 muaj i vetëm në mënyrë që të vinte grumbullimi i parë me skuadrën. Mirëpo mesa duket as kjo nuk i shërbeu për ti mbushur mendjen Mourinjos i cili po bën të pamundurën për ta larguar sa më parë nga ekipi.

Sipas mediave gjermane, klubi ka gati një ofertë joshëse, 11 milionë Euro në dorë që lojtari të prishë kontratën që skadon në vitin 2018. Mesa duket, palët do ta gjejnë gjuhën e përbashkët dhe Mourinho e ka grumbulluar në skuadër për ta ndihmuar të rifitojë formën e duhur fizike në prag të një aventure të re në muajin janar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb