Manchester United është kthyer te fitoret pas disfatës në derbi javën e kaluar duke mundur në trasfertë West Brom me shifrat 1-2. Skuadra e Mourinho-s ndonëse në një moment kaloi në avantazh të dyfishtë, në minutat e fundit rrezikoi jo pak.

Ndeshja fillimisht u zhbllokua në minutën e 27-t nga Romelu Lukaku, ndërsa Lingard në të 35-n shënoi të dytin. Në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 77-t Barry shkurtoi diferencat dukje rihapur takimin. Ndonëse tentuan deri në fund West Brom nuk arriti të dilte me pikë nga përballja me “djajtë e kuq”.

Pas 18 javësh në kampionat United renditet në vendin e dytë me 41 pikë, 11 më pak se Manchester City.

premier league

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb