Manchester United ka lajmëruar pak çaste më parë se ka ndërprerë kontatën me sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç. Lojtari i cili u transferua në “Old Traford” në verën e vitin 2016 është një futbollist i lirë dhe tashmë mund të firmosë me cilindo klub që dëshiron.

Sot paradite “La Times” ka shkruar se sulmuesi suedez ka nënshkruar një kontratë me klubin amerikan të Los Angeles Galaxy. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet nesër dhe futbollisti pritet të zbarkojë në Amerikë javën e ardhshme, të mërkurën ose të enjten.

Ibrahimovic ka qenë duke rikuperuar nga një dëmtim, por sipas shtypit amerikan ai mund të jetë në dispozicion të skuadrës për derbin e 31 marsit që Galaxy do të luajë kundër Los Angeles FC.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb