Prej kohësh flitej për një divorc mes palësh, por tashmë, pas intervistës së dhënë, nuk ka më asnjë dyshim që C.Ronaldo do të largohet nga Man.United. Drejtuesit e klubit e konsiderojnë të mbyllur këtë çështje, pasi këtë periudhë po punojnë për të gjetur pasuesin e tij.

Sipas Mirror, por dhe mediave të tjera britanike, “djajtë e kuq” kanë piketuar Mbappe si pasuesin e CR7. Man.United është gati të paguaj 150 milionë euro për të siguruar kartonin e tij nga PSG.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo nuk duket aspak si një tratative e lehtë duke parë se çfarë ndodhi gjatë verës, ku Mbappe zgjodhi të rinovoj kontratën e tij me klubin francez. Sigurisht që United e ka potencialin e duhur për të përballuar financiarisht këtë operacion, por nuk është e lehtë t’i rrëmbesh PSG yllin e ekipit, për këtë mjafton të pyesin në Madrid.

Osimhen
Osimhen

Më shumë se Mbappe, një pistë me konkrete është ajo e Victor Osimhen. Sulmuesi i Napolit është lidhur edhe më herët me një kalim të mundshëm në “Old Traford”, me largimin e Ronaldo-s ky opsion pritet të marrë më shumë kuota, por Osimhen kërkohet edhe nga shumë klube të tjera evropiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb