Paul Pogba është i qartë se dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të bashkohet me Real Madridin, por pala angleze nuk dëshiron të humbasë yllin e saj. Agjenti francez, Mino Raiola, e di se së pari duhet të merret me të ardhmen e Matthijs de Ligt para se të përfshihet në çfarë mund të jetë saga e transferimit të verës me Pogba shkruan ‘Marca’.

Zinedine Zidane nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të nënshkruar me Pogban dhe, Florentino Perez dëshiron të kënaqë trajnerin e tij duke e çuar fituesin e Kupës së Botës në Santiago Bernabeu, megjithëse e kupton sa e vështirë ajo do të jetë.

Pogba këmbëngulë se ai dëshiron të bashkohet me Los Blancos.  Realiteti është se trasferimi do të jetë shumë i vështirë por nuk jo i pamundur. Të dy, Zidane dhe Pogba janë të vendosur ta bëjnë atë të ndodhë, por udhëheqësit e United e kuptojnë se nuk mund të përballojnë humbjen e një lojtari të kualitetit të tij, sidomos duke pasur parasysh mungesën e talenteve aktualisht në Old Trafford.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb