TIRANË

Starton sot në mbarë vendin viti i ri akademik. Studentët në mbarë vendin do iu rikthehen auditorëve, pas një shkëputjeje të gjatë, për shkak të situatës së koronavirusit.

Tashmë studentët i thonë ‘lamtumirë’ mësimit online, ndërkohë që kusht për rikthimin në auditore është vaksinimi kundër Covid-19.

Nëse studentët ose pedagogët nuk do të jenë të vaksinuar, ata janë të detyruar të paraqesin një test PCR. Gazetarja Aurora Golemi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga Fakulteti i Ekonomikut, ku në hyrje shihen policët, të cilët kontrollojnë çdo student për vaksinë ose test PCR, pasi në të kundërt nuk lejohen të futen brenda.

Policët janë vendosur edhe në hyrje të çdo fakulteti tjetër, për të kontrolluar studentët për vaksinën ose testin anti-Covid, ndërkohë që, siç shihet nga fotot, këta të fundit janë të gjithë me maska, si dhe iu matet temperatura para se t’i drejtohen auditorëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve gjatë javës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb