Universiteti Al-Azhar i Egjiptit, vendi më i lartë i të mësuarit të islamit suni, ka njoftuar fillimin e një platforme shumëgjuhëshe rreth Profetit Muhammed, në mes të një zemërimi global për karikaturat franceze që satirizojnë Profetin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Al-Azhar fillon një platformë globale për të prezantuar Profetin e Mëshirës dhe Lajmëtarin e njerëzimit në shumë gjuhë në botë”, tha Imami i Madh i Al-Azhar, Sheik Ahmed al-Tayeb, në një ceremoni në shënimin e ditëlindjes së Profetit Muhammed.

“Po ashtu do të ketë një garë ndërkombëtare rreth moralit të Profetit Muhammed”, tha ai, duke shtuar se profeti gjatë jetës së tij i falte ata që i bënin dëm.

Në fillim të këtij muaji, presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi një plan kontravers për të trajtuar atë që ai e quan “separatizëm islamik” në Francë, duke pretenduar se besimi i Islamit është në “krizë” në të gjithë botën dhe duke premtuar “lirimin e Islamit në Francë nga ndikimet e huaja”.

Javën e kaluar, Macron mbrojti karikaturat blasfemuese për Profetin Muhammed, duke thënë se Franca “nuk do të heq dorë nga karikaturat”, pas vrasjes brutale të mësuesit të shkollës së mesme Samuel Paty, i cili tregoi karikatura provokuese në orë mësimore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb