GJERMANI

Universiteti gjerman Tübingen deklaron se ka gati një vaksinë për trajtimin e koronavirusit dhe do të testohet në qershor ndërsa në vjeshtë do të provohet tek popullata.

Në këtë studim kanë marrë pjesë instituti për mjekësi tropikale në qytetin e Tübingen dhe studentë të Universitetit.

Ndërkohë kryeministri bavarez në Gjermani ka ndërmarrë një masë ekstreme ku do të ndalojë për 2 javët e ardhshme nga mesnata e ditës së sotme qarkullimin. Markus Söder deklaroi se për 2 javë do të ndalohej qarkullimi në Bavari dhe jeta sociale do të kyçej për 2 javët e ardhshme teksa Bavaria është shteti i parë brenda Gjermanisë të marrë këtë masë radikale ndërkohë që vendi numëron 44 viktima dhe 15 mijë të infektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb