NGA OLA MITRE*

TIRANË- Universiteti i Sporteve të Tiranës ka publikuar pikët e fituara në konkursin e pranimit, pranë Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes. Konkursi në këtë fakultet u zhvillua në datat 19-24 gusht, ndërkohë që “Gazeta Shqiptare” publikon sot listat me emrat e konkurrentëve, së bashku me pikët e fituara në testin 1 dhe testin 2 si dhe pikët totale.

Sipas përfaqësuesve të universitetit, të gjithë kandidatët do të duhet të bëjnë verifikimin e tyre e në rast gabimi duhet të bëjnë ankesën përkatëse pranë sekretarisë së këtij fakulteti, bazuar në të dhënat e shënuara në kartelë. Ndërkaq, duke iu referuar udhëzimit të ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në Universitetin e Sporteve të Tiranës, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore) do të llogariten në masën 50 për qind, ndërkohë që rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50 për qind.

Kjo përllogaritje për përcaktimin e fituesve është e vlefshme edhe për Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, ku konkurrimi mbyllet ditën e nesërme. Po ashtu, udhëzimi i Nikollës përcakton edhe pikët minimale dhe maksimale që mund të fitohen në konkurs nga kandidatët në këto fakultete. Sipas dokumentit, pikët minimale janë zero, ndërsa ato maksimale 70. Për këtë vit akademik Këshilli i Ministrave ka akorduar 110 kuota pranimi në degën Shkencat e Lëvizjes, ndërkohë që tarifa vjetore e studimit për këtë program është 35 mijë lekë.

Ndërkohë që, për degën Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit janë akorduar 100 kuota, ndërsa tarifa e studimit edhe në këtë program studimi është 35 mijë lekë në vit. Kjo do të thotë se gara për të fituar të drejtën e studimit në këtë universitet nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se për 210 kuota, kandidojnë rreth 1000 konkurrentë (600 kandidatë te Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes dhe 400 kandidatë te Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit).

Universiteti i Sporteve të Ti- ranës ka publiku ar pikët e fituara në konkursin e pranimit, pranë Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes. Konkursi në këtë fakultet u zhvillua në datat 19-24 gusht, ndërkohë që “Gazeta Shqiptare” publikon sot listat me emrat e konkurrentëve, së bashku me pikët e fituara në testin 1 dhe testin 2 si dhe pikët totale. Sipas përfaqësuesve të universitetit, të gjithë kandidatët do të duhet të bëjnë verifikimin e tyre e në rast gabimi duhet të bëjnë ankesën përkatëse pranë sekretarisë së këtij fakulteti, bazuar në të dhënat e shënuara në kartelë.

Ndërkaq, duke iu referuar udhëzimit të ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në Universitetin e Sporteve të Tiranës, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore) do të llogariten në masën 50 për qind, ndërkohë që rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50 për qind. Kjo përllogaritje për përcaktimin e fituesve është e vlefshme edhe për Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, ku konkurrimi mbyllet ditën e nesërme.

Po ashtu, udhëzimi i Nikollës përcakton edhe pikët minimale dhe maksimale që mund të fitohen në konkurs nga kandidatët në këto fakultete. Sipas dokumentit, pikët minimale janë zero, ndërsa ato maksimale 70. Për këtë vit akademik Këshilli i Ministrave ka akorduar 110 kuota pranimi në degën Shkencat e Lëvizjes, ndërkohë që tarifa vjetore e studimit për këtë program është 35 mijë lekë. Ndërkohë që, për degën Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit janë akorduar 100 kuota, ndërsa tarifa e studimit edhe në këtë program studimi është 35 mijë lekë në vit. Kjo do të thotë se gara për të fituar të drejtën e studimit në këtë universitet nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se për 210 kuota, kandidojnë rreth 1000 konkurrentë (600 kandidatë te Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes dhe 400 kandidatë te Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit).

*Listën me kandidatët e gjeni në numrin e sotëm të “Gazetës Shqiptare”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb