TIRANË

Universiteti i Tiranës, universiteti i parë shqiptar, i themeluar 73 vjet më parë dhe Universiteti Europian i Tiranës, themeluar në 2006 kanë nënshkruar marrëveshjen e parë mes tyre, edhe pse vite më parë kanë patur bashkëpunime në sfera të ndryshme.

Ky moment është domethenës për fazën e re të cilën ndodhet arsmi i lartë në Shqipëri, jo thjesht pas një dekade debatesh mes arsimit privat dhe atij shtetëror, jo thjesht pas një thyerje te madhe që shkaktoi ky vit pandemie, por edhe për faktin se shoqëria pret një rol më të madh të arsimit të lartë shtetëror dhe privat në Shqipëri.

Rektori i Universiteti të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe rektori i UET, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, kanë ndarë vizionin e përbashkët se ‘arsimi i lartë është një e mirë publike dhe sektorët kryejnë funksione komplementare në raport me kërkesën e shoqërisë shqiptare për një ofertë akademike diverse dhe alternative.

Dy institucionet, Universiteti i Tiranës, universiteti më i madh shtetëror dhe UET, bien dakord, jo thjesht të bashkëpunojnë në shumë fusha mes tyre, por të vendosin një standard të ri në arsimin e lartë në Shqipëri si një e mirë publike, përtej formave të pronësisë apo konteksteve të themelimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb