Këtë 8-Mars klinika ligjore ‘Luarasi’ dhe organizata Megalus organizuan një aktivitet sensibilizues me rastet e dhunës në familje. Një grua e dhunuar tregoi përpara studentëve të universitetit Luarasi historinë e saj dhe apeloi për mbështetje nga shteti. Rasti I një gruaje të dhunuar iu soll studentëve të Universitetit ‘Luarasi. Burbuqe Memushi tregoi historinë e saj të dhunës dhe që ka rritur e vetme fëmijët.

“Unë kam dy vajza kam bërë çdo gjë që t’ja u plotësoj gjërat por nuk munda dot. Madje në disa raste nuk më kuptuan ose nuk më mbështetën nuk më dëgjuan, është më mirë të flasësh mos të mendosh që shiko unë kam bërë një jetë kam jetuar disa gjëra kam qenë dikur e dhunuar apo me rrobat e trupit mesa katër rrugëve dhe duhet të më vijë turp. Nuk është turp jo të mundohesh të luftosh për veten tënde dhe fëmijët e tu”, tha Memushi.

Ajo kishte dhe një mesazh në këtë 8-Mars për të gjithë nënat dhe vajzat:

“Shërbimi social apo shteti që duhet ti shikoj këto vajza, nëna të vetmuara që këta fëmijë që pavarësisht faktit e keq që kanë të rriten vetëm janë në një botë të egër të pambrojtur dhe mund të jenë pjesë e dobët e shoqërisë një plagë që dhemb dhe që është ekspozuar nga njerëzit që mund t’ju bëjnë keq”.
Nga ana tjetër, frejtoresha e organizatës Megalus, Leolida Xhufi kishte një apel për të gjithë shoqatat në këtë ditë.“Ti je një nga ato nënat heroina dhe që punojnë tre turne dhe po ta them ty dhe të gjithë grave që janë në pozitat e tua ju keni dhënë mjaftueshëm”, tha Xhufi.

Dekania e Fakultetit te Drejtësisë ne Universitetin ‘Luarasi’ Rezana Konomi e cilësoi 8-Marsin si një ditë reflektimi për veten por edhe për të tjerët.

“Çdo zë I joni I bashkuar këtu bashkë me shoqatat që mbrojnë të drejtat tuaja duhet të kthehet në një reagim qytetar civil për të bërë të mundur që lëvizja jonë të shkoi atje ku duhet tek politikbërësit tek ata të cilët duhet që me politikat mbështetëse ti sigurojnë vajzës gruas dhe nënës çdo mundësi për të jetuar vetëm”, tha Konomi.

Sipas të dhënave vetëm në vitin 2021 janë vrarë 20 gra dhe janë raportuar 4600 raste e grave të dhune në Shqipëri. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë, si dhe pedagog.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb