Universiteti Luarasi udhëheq projektin e BE, i cili ka si objektiv kryesor përmirësimin e sistemit të burgjeve për të miturit në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. Këtë të enjte tek Universiteti Luarasi u zhvillua një tryezë me ekspertët dhe partnerët evropianë.
Rektori i Universitetit Luarasi z. Et’hem Ruka kërkoi që akademikët dhe shoqëria të kontribuojë në drejtim të rinintegrimit të të miturve të dënuar ose në konflikt me ligjin. Projekti i BE përfshin një rrjet të gjerë partnerësh nga universitete dhe institucione ndërkombëtare, të cilët sjellin ekspertizë të çmuar dhe përvojë praktike. Presidentja e Universitetit Luarasi znj Fabiola Hysenbelliu e cilësoi atë një iniciativë transformuese në ndihmë të institucioneve dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë bashkëpunëtorët.
“Është nder t’ ju mirëpres në këtë takim në Universitetin Luarasi. Dua të shpreh mirënjohjen time për programin Erasmus plus dhe BE që na suporton në reformën edukative, si edhe delegacionin e BE në Shqipëri për suportin e vazhdueshëm për iniciativa të tilla.
Projekti i BE është një iniciativë transformuese, që sjell ndryshim në arsimin e lartë dhe ndihmon edhe institucionet”, tha presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu.
Shefi i Departamentit të projekteve në Luarasi, Dael Dervishi shpjegon se si do kontribuoje ky projekt për përmirësimin e kushteve në institucionet e vuajtjes së dënimit të të miturve.
Miha Pezel , përgjegjës i politikave socio-ekonomike i Delegacionit Europian në Tiranë e vlerëson nismën e Univeristetit Luarasi dhe shprehet se realizimi i saj do të ketë një ndikim pozitiv edhe tek studentët.
Miha Pezelj, përfaqësues i Delegacionit të BE-së tha se projekti lejon studentët shqiptar të ikin jashtë shtetit dhe të kenë eksperiencë nga universitetet europiane dhe më pas ata do të risjellin në vendin e tyre njohuritë që kanë marrë”.
Universiteti Luarasi kryesues i këtij projekti, përveç misionit për diplomimin e ekspertëve të fushave të ndryshme ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shumë projekte te ngjashme. Ai çdo vit shton mundësitë për studentët e tij, duke ofruar intershipe dhe shkëmbime me disa prej universiteteve më të mira në botë, duke ofruar profesionistë të përgatitur për tregun e punës.
(BalkanWeb)