Universiteti “Luarasi” ka pritur këtë te marte disa vizitore të veçantë. 15 studentë të ciklit master bashkë me pedagogët e tyre pjesë e akademisë Manipal në kampusin e Dubait, e bënë Shqipërinë pjese te vizitës se tyre studimore si një vend në Ballkanin Perëndimor me zhvillim ekonomik në rritje.

Studentët nga Dubai u pritën nga dekani i fakultetit Ekonomik, Mateo Spaho dhe Dael Dervishi, përgjegjësi i marrëdhënieve me publikun të cilët prezantuan para të ftuarve se çfarë përfaqëson universiteti. Dekani i fakultetit “Ekonomik” Mateo Spaho tha se studentët dhe pedagogët e tyre nga një universitet i rëndësishëm në Dubai përzgjodhën “Luarasin” për të pare sesi funksionon arsimi publik në vendin tonë.

Një ndër pedagoget që vizitoi “Luarasin” Suchi Dubey, dha përshtypjet më të mira për universitetin dhe gjithë Shqipërinë duke i dhënë një fokus të veçantë mikpritjes dhe vendeve me peshë kulturore e historike që vendi ynë ka. Përtej vizitës studimore një javore kërkojnë të rikthen sërish në vendin tonë.

“Luarasi është një universitet i mrekullueshëm, sot mësuam kaq shumë në lidhje me programet që ofron. Inputi i ofruar nga profesorët ishte i jashtëzakonshëm dhe duket që studentët përfitojnë shumë. Falënderojmë drejtuesit e Luarasit” që na dhanë mundësinë ta bëjmë pjesë të agjendës sonë. Këtu moti është i freskët, në Dubai është 35 deri në 40 gradë këto kohë. Njerëzit janë shumë të sjellshëm, ja dje humbëm rrugën, disa persona na shoqëruan në destinacion dhe qëndruan me në 15 minuta. Këtu të gjithë flasin anglisht, na kanë kuptuar pa vështirësi. Kemi kaq shumë kujtime të mira këtu, duam të rikthehemi ndoshta për turizëm, apo për të parë atraksionet historike. Është definitivisht një vend që duhet vizituar patjetër”,-tha për News 24 prof. Suchi Dubey, pedagoge pranë Manipal academy of Higher Ecucation, Dubai Campus.

“Luarasi” si një ndër universitetet private më të mirë në vend në kuadër të ndërkombëtarizimit prej vitesh ka pritur studentë nga shtete të ndryshme, të cilët lënë pas përshtypjet e tyre më të mira për universitetin dhe vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb