Universiteti Politeknik  i Tiranës do të kthejë  Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Zonë të kërkimeve shkencore.  Marrëveshja midis shoqërisë koncesionare që operon në Sharrë “Integrated Energy” dhe Universitetit Politeknik, u firmos nga rektori i universitetit Politeknik prof dr. Andrea Maliqari dhe nga administratorja e “Integrated Energy” zonja Ariola Kodra.

Sipas kësaj marrëveshje studentë të fakulteteve të ndryshme në këtë Universitet do të kenë mundësi të zgjerojnë studimet e tyre  në fushën e energjisë së rinovueshme dhe atë të trajtimit  të mbetjeve, të mbrojnë doktoraturat dhe punimet shkencore në Landfillin e Sharrës.

Firmosja
Firmosja

Universiteti dhe shoqëria  koncesionare “Integratet Energy”  nëpërmjet këtij bashkëpunimi i hapin rrugën shkëmbimit të eksperiencave si dhe punësimit të  të rinjve në këtë sektor inovativ sic është  trajtimi i mbetjeve. Universiteti Politeknik është universiteti i dytë publik, pas Universitetit Bujqësor që  firmos këtë marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë koncesionare IEBV.

Firmosja3
Firmosja3

Administratorja e kompanisë znj Arola Kodra  gjatë takimit premtoi dy vende pune për studentët ekselent të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb