Mateo Spaho, Dekan i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Luarasi, në News24 ka deklaruar se ky Universitet do të nisë këtë vit aktivitetet studentore.

Ai shtoi se aktivitete të tilla argëtuese do të rinisin pas një periudhe ndërprerjeje për shkak të pandemisë.

“Covid ka prishur punë por me përfundimin e tij është rikthyer gjithçka,. studentët janë të rinj dhe universiteti do të rinisi aktivitetet studentore, konferencat, festat dhe aktivitet e sportit dhe aktivitete argëtuese. kemi ata që janë në skuadrat e futbollit e volejbollit, dhe rinis jeta studentore e mirëfilltë.
Jemi universitet i madh dhe kemi student që vijnë nga gjithë Shqipëria e jo vetëm,. Kur vijnë nga rrethet kanë mundësinë të dalin nga guaska e qyteteve të tyre, të njohin njëri tjetrin dhe Luarasi ka edhe student të huaj. Kanë mundësinë të jenë pjesë enjë mjedisi ndërkombëtar. Ka edhe pedagogë huaj për ë dhënë leksione të hapura. Pjesa pozitive është që përtej praktikave të punës e studimet, do të rinisin aktivitetet argëtuese”, tha ai.

Sa i përket akreditimeve, profesor Spaho ka sqaruar se Universiteti Luarasi ka marrë një akreditim gjashtë vjeçar, që është një garanci për kushtet, pedagogët dhe leksionet e kushtet ku jepen ato.

“5 vite më parë janë mbyllur universitete private për shkak të kushteve dhe besueshmërinë e diplomave. Kreditimi ynë [ra është bërë me akreditim në bazë të kushteve, vetëm 4 nga universitetet e Shqipërisë kanë marrë akreditim europian me gjashtë vite.
Një nga kriteret janë leksionet, pedagogët, kushtet pra godina e mjediset. Kur bëhen të treja bashkë vjen një akreditim maksimal.
Në 2023 mbaron akreditimi dhe jemi gati për një akreditim tjetër 6 vjeçar. tashmë kemi të shtuar disa Fakultete, si IT dhe Shkenca Mjekësore ku ka një bum regjistrimesh”, tha zoti Spaho.

Dekani ka shpjeguar gjithashtu se diplomat e dhëna nga Universiteti Luarasi njihen në Europë, SHBA, Kanada e më tej. Spaho sqaroi gjithashtu se edhe nëse studentët nuk e përfundojnë të plotë ciklin e studimeve Bachelor apo Master, kreditet e fituara për aq kohë sa ka kryer studimet, mund të konvertohen në Universitete ndërkombëtare.

“Diplomate Luarasit njihen edhe në Kinë, përdoret edhe si batutë por është e vërtetë. Njihet në SHBA, Kanada, Europë. Akreditimi maksimal bën që universiteti të ketë një certifikim ndërkombëtar dhe garanci për vlerat. Edhe nëse bëni 2 nga 3 vite Bachelor, kreditet njihen e konvertohen jashtë shtetit”, tha ai.

Dekani ka folur edhe mbi punësimin e studentëve.

“Shumë Universitete kanë abuzuar, ne kemi marrë listën e studentëve, kemi parë se ata që janë të punësuar në profesion, i kemi me emra mbiemër dhe në një përqindje shumë e madhe e studentëve tanë, punësohen në profesion.
Për ne studentët nuk janë numra, janë persona. kemi marrëveshje me banka e jo vetëm ku bëjnë praktikat. E kemi më të lehtë të krijojnë një placement pra ti shpërndajmë në institucione private e shtetërore.
Në Shqipëri ka pasur një polemikë ka appo jo profesionistë, kur studenti dëshmon se ka dëshirë të angazhohet dhe gjen një vend pune shumë të mirë.
Këtë vit do të punësojmë student tanë si pedagogë në nivele bazike, pra për të dhënë seminare”, tha ai.

(BalkanbWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb