Unum Festival vjen në Shëngjin në edicionin e tij të tretë nga data 1 deri më 6 qershor. Muzikë elektronike me Dj nga e gjithë bota bashkojnë turistë të huaj e vendës në 6 ditë të paharrueshme ku bashkohen pishat, rëra e deti dhe ku Birra Korça dhe Birra Tirana janë mbështetëse të festivalit më të madh muzikor ndërkombëtar që organizohet në Shqipëri.

Birrat më cilësore shqiptare do të shoqërojnë të rinjtë nga e gjithë bota në mbrëmjet e paharrueshme të festivalit që e kthen Shëngjinin në kryeqytet turistik. Plazhet fantastike të Ranës së Hedhun mbushen nga të rinj që festojnë në çdo orë të ditës duke e shoqëruar argëtimin me birrat shqiptare.

“Në këtë edicion të tretë të Unum ne presim të kemi 15 mijë pjesëmarrës. Ata që vijnë në festival vijnë nga Franca, Gjermania, Itali, Zvicër, apo SHBA, ndërsa shqiptarët që vijnë këtu duhet të ndihen si në shtëpi”, tha Mousa Cessay, organizator i UNUM.

“Gjithmonë ne mbështetje të eventeve të tilla që na bëjnë nder ne si turizëm, nuk ka më bukur se kaq se sa të kemi një festival të këtyre përmasave”, u shpreh kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

“Një festival si Unumi është për t’u zbavitur është për t’u kënaqur. Mbetet festivali më i rëndësishëm ndërkombëtar sa u përket numrit të pjesëmarrjes”, tha ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

UNUM do të thotë bashkim dhe festivali bashkon njeriun me natyrën e pastër, muzikën e mirë dhe shijet më fantastike të birrave vendase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb