LONDER- Një çiklist jo i vëmendshëm është përplasur me një makinë, teksa shikonte në drejtim të një hoteli luksoz.

Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka qënë duke parë nga Shangri-La Hotel që gjendet në Londër, por fatkeqësisht mungesa e vëmendjes bëri që të përplaset me një BMW.

Për fat të mirë, çiklisti me veshje sportive ka rënë sipër veturës së zezë, që kishte ndaluar shpejtësinë. Taksisti që e ka regjistruar rastin, ka thënë se mashkulli me biçikletë është ngritur shpejt duke larguar. Tek ai nuk vihej re ndonjë dëmtim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: