Ura e Prokopit në Bashkinë Himarë, e shpallur së fundi Monument Kulture i Kategorisë së Parë, është një objekt me vlera monumentale dhe pjesë e historisë së zhvillimit dhe vazhdimësisë së ndërtimit të Qendrës Historike të Himarës.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, me urdhrin nr. 477, dt.14.07.2017, shpalli Monument Kulture të Kategorisë së Parë, “Urën e Prokopit” në Bashkinë Himarë. Propozimi për shpalljen e kësaj ure Monument Kulture u krye nga DRKK Vlorë dhe IMK, për vlerat arkitektonike që ajo mbart dhe duke e konsideruar atё pjesё tё natyrshme tё historisё dhe dinamikёs sё zhvillimit urbanistiko-arkitektonik tё Qendrёs Historike tё Himarёs.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, me urdhrin nr. 477, dt.14.07.2017, shpalli Monument Kulture të Kategorisë së Parë, “Urën e Prokopit” në Bashkinë Himarë. Propozimi për shpalljen e kësaj ure Monument Kulture u krye nga DRKK Vlorë dhe IMK, për vlerat arkitektonike që ajo mbart dhe duke e konsideruar atё pjesё tё natyrshme tё historisё dhe dinamikёs sё zhvillimit urbanistiko-arkitektonik tё Qendrёs Historike tё Himarёs.
2-212-300x200

Ajo ndodhet në lindje të qendrës historike, në përroin që lidhte këtë qendër me lagjen përballë saj, ku ndodhet kisha e Shën Prokopit, nga e cila ka marrë emrin ura.Ura dhe kalldrëmi karakteristik, u ndërtuan në vitin 1878 nga himarjoti Vjero Kosta.

Ura është një ndërtim solid me një hark rreth 4 m të lartë. Këmbët e saj janë mbështetur në shkëmbinjtë anësor të përroit. Lartësia e përgjithshme është rreth 7 m dhe gjerësia e kalldrëmit 3.80 m.

DRKK Vlorë në kuadër të mbrojtjes, mirëmbajtjes, gjurmimit, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në zonën e Bregdetit të Himarës, vijon të eksplorojë vlerat monumentale të kësaj zone, duke propozuar dhënien e statusit Monument Kulture për objektet e kultit, ndërtimet me vlera të rralla inxhinierike dhe arkitektonike, si dhe rrënojat arkeologjike të zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: