Inxhinierët në Kinë kanë shembur me eksploziv një urë të vjetër për një 1 sekondë.

Ura rreth 40 vjecare Yujiang në qytetin Chongqing është shembur mbi lumë duke hapur në të 3 mijë vrima të vogla me 1.5 ton eksploziv. Autoritetet kanë evakuuar rreth 10 mijë banorë për shkaqe sigurie.

Videoja e publikuar shfaq momentin e shpërthimit dhe shembjes së urës, e cila brenda një sekonde zhduket thuajse nuk ka ekzistuar kurrë në atë vend.

Ura u shemb nga autoritetet lokale pasi ishte e vjetër dhe e pasigurt për jetën e qytetarëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: