Një urë që lidh Hong Kongun dhe Macau me qytetin kinez Zhuhai do të hapet më në fund këtë javë.

Kjo shënon edhe përfundimin e urës më të gjatë të ndërtuar ndonjëherë për kalimin në det, 9 vite pasi filloi ndërtimi.

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të marrë pjesë në një ceremoni në Zhuhai të martën, së bashku me zyrtarë të lartë nga Hong Kongu dhe Macau, ndrësa për publikun ura do hapet të mërkurën.

Ura e gjatë 55 kilometra (34 milje) fillimisht mendohej se do hapej në 2016, por vonesat e përsëritura e shtynë atë deri këtë vit.

Kjo vepër kolosole do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis 11 qyteteve, duke përfshirë Hong Kongun dhe Makaun nga tre orë në 30 minuta, e do t’u mundësojnë udhëtarëve dhe turistëve të lëvizin lehtësisht në rajon.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: