Ura e Drojës në Mamurras, e shembur prej muajsh ende nuk ka filluar së rindërtuari. Ish-kryeministri Sali Berisha publikon një video të kryetarit të Forumit Rinor të PD-së në Mamurras, sipas të cilit ura nuk ka nisur së rindërtuari pavarësisht premtimeve nga qeveria.

Ura u shemb në dhjetor të vitit të shkuar, pas përmbytjeve që përfshinë zonën.

Mesazhi i Berishës:
Miremengjes a llum kazan!
Po te pershendes nga ura e Drojes!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e te riut dixhital. sb
“Pershendetje jam kryetari i FRPD Mamurras qe debatova para 4 ditesh me ministrin Gjiknuri per uren e shembur. Gjendja vazhdon akoma e tille dhe ura nuk po rindertohet ndryshe nga cu tha nga llum kazani i ERTV”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: