URA VAJGURORE– Tetë mijë banorë në Urën Vajgurore janë të detyruar të blejnë produkte në një treg që nuk plotëson asnjë kushti për t’u cilësuar i tillë. Në një shesh në mes të pallateve në qendër të Bashkisë, me rrugë të pashtruara dhe ku balta e uji janë prezente kudo, shërben si vend tregtimi për produktet ushqimore.

Të bindur se këto kushte lënë shumë për të dëshiruar, tregtarët shprehen se nuk kanë se ku të punojnë tjetër.

Banorët, të pakënaqur nga standardet e këtij tregu, shprehen se Bashkia ka premtuar që do ta zgjidhë këtë çështje.

Pavarësisht premtimeve se kjo situatë do të marrë fund, ende nuk ka një zgjidhje nga Bashkia e Urës Vajgurore për tregtarët dhe banorët e zonës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: