SHBA-Uragani Florence zbret nga kategoria 4 në 3 por mbetet ekstremisht i rrezikshëm.
Kështu njofton shërbimi kombëtar i uraganeve. “Florence” tani ndodhet rreth 755 km nga Myrtly beach në Karolinën e Jugut, me erëra me shpejtësi 205 km/orë dhe do të godasë brigjet juglindore amerikane mes të enjtes dhe të premtes.

Edhe Presidenti Donald Trump, lëshoi disa paralajmërime për uraganin Florence.
“Një nga stuhitë më të këqija në shumë vite do të godasë Bregun Lindor”, tha Trump në njërin nga postimet e tij në Twitter.

Gjendja e emergjencës është shpallur në disa shtete si Washington, në shtetin e Virxhinias, Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut.
”Florence” mund të jetë stuhia e parë e kësaj fuqie e regjistruar ndonjëherë në histori, që godet brigjet lindore e që do të shtrihet deri në veri, nëse ruan gjurmën e parashikueshme të lëvizjes së saj.

Deri tani janë evakuuar 1 milion banorë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: