Numri i viktimave të uraganit Ian në Florida ka shkuar në të paktën 64, raporton CNN, duke cituar autoritetet lokale.

Uragani Ian, i dobësuar dhe tani i deklasifikuar si një ciklon post tropikal, vazhdon rrugën e tij në Karolinën e Veriut (ku Joe Biden miratoi një gjendje të jashtëzakonshme) dhe Virxhinia, pasi shkaktoi shkatërrimin më të madh në Florida dhe Karolinën e Jugut.

Në përgjithësi, 1.7 milionë njerëz janë ende pa energji elektrike në këto 4 shtete. Byroja e motit parashikon që Ian do të krijojë sërish kushte të rrezikshme në zonën qendrore të Appalachian dhe Mid-Atlantic. Rrjetet e mëdha amerikane vazhdojnë të transmetojnë imazhe të katastrofës, ndërsa presidenti Joe Biden paralajmëroi se “do të duhen muaj dhe ndoshta vite për të rindërtuar Florida atë që shkatërroi uragani”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb