Uragani Ida, që ka goditur ditën e fundit SHBA-në ka lënë pas shumë përmbytje e dëme materiale. Për këtë shkak, Nju Jorku ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku Bill De Blasio, i cili tha se përmbytjet e ditëve të fundit janë historike, e në shtetin e njohur amerikan nuk ishin përsëritur prej kohësh.

Gjithashtu Nju Xhersi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Atje, deri më tani është shënuar një viktimë, i dyshuar se është sulmuar nga një krokodil dhe dëme të shumta material. Ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen në zonë dhe po tentojnë të gjejnë personat që ende rezultojnë të zhdukur, shkruan BBC. Metrotë e të dyja qyteteve janë mbyllur përkohësisht, e gjithashtu autoritetet kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: