Uragani Iota u ul nga kategoria 5 në 4 teksa drejtohet drejt Hondurasit duke kërcënuar të godasë zona të Vendit amerikano qendror, të shkatërruara nga një tjetër uragan 2 javë më parë.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mijëra njerëzve në zonat bregdetare të Nicaraguas dhe Hondurasit që preken nga Uragani.

Deri tani Iota ka shkaktuar vdekjen e një personi në ishullin karaibik kolumbian të Providencia, ku ka sjellë shumë dëme.
Meteorologët amerikane të National Hurricane Center kanë lajmëruar popullatën për ‘shira të furishëm, erëra katastrofike, përmbytje të papritura dhe rrëshqitje balte’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb