Uragani “Irma” ka sjellë shkatërrime dhe vdekje, por shumë të burgosur ia kanë parë hajrin, pasi u shkatërrua burgu ku ata vuanin dënimin. Siç njoftojnë mediat amerikane, më shumë se 100 të burgosur janë arratisur nga një burg në Karaibe, i cili ishte shkatërruar nga uragani “Irma”.

Ishujt Karaibe janë ndër vendet më të goditura nga uragani, ku kanë humbur jetën dhjetëra qytetarë. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb