Pasi është larguar nga ishujt Canarie, uragani Leslie, i klasifikuar si një stuhi tropikale, ka arritur brigjet e Portugalisë, me erëra deri në 190km/orë.

Qyteti i parë i goditur ka qenë Fugueira da Foz, rreth 200 kilometra në veri të Lisbonës dhe parashikohet, sipas Qendrës kombëtare të uraganeve të Shteteve të Bashkuara dhe agjencive meteorologjike spanjolle dhe portugeze, të spostohet gjatë ditës të sotme drejt veri-lindjes të gadishullit iberik.

Në Spanjë era do arrijë shpejtësinë deri 100km/orë dhe do të ketë shira intensive në 24 orët e ardhshme.
Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq dhe portokall në 39 provinca. Stuhia, më e rënda që godet Portugalinë që prej 1842, ka detyruar autoritetet të anulojnë 29 fluturime në nisje dhe mbërritje nga aeroporti i Lisbonës dhe Madeiras, dhe 12 të tjerë në atë të Oporto, bën me dijë agjencia Efe.

Më shumë se 15 mijë banesa në Portugali kanë mbetur pa energji elektrike, në mënyrë të veçantë zona e Leiria, Setubal dhe rrethinat e Lisbonës dhe kompania elektrike nuk përjashton që edhe zona të tjera do të përfshihen nga mungesa e energjisë, për shkak të uraganit Leslie, i klasifikuar si një stuhi tropikale.

Mbrojtja civile ka ftuar banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe vetëm në raste emergjence të dalin prej andej.

Gjithashtu banorët janë urdhëruar të qëndrojnë larg brigjeve. Shumë pemë kanë rënë, zona të ndryshme janë përmbytur dhe qindra njerëz kanë kërkuar ndihmë në numrat e lëshuar nga autoritetet për ndihmë.

Kjo situatë e paqëndrueshme dhe ekstreme është formuar në Atlantikun qendror si një stuhi tropikale në 23 shtator dhe është forcuar si një uragan i kategorisë 1, për tu shndërruar më pas në një stuhi, por është kthyer sërish në uragan në 11 tetor.

Tani ai është klasifikuar sërish si një stuhi, por trajektorja e tij është shumë e paqartë duke lëvizur tani me një shpejtësi të madhe.

Edhe Mesdheu po përgatitet për të tjera stuhi. Rrezik të lartë dhe përmbytje parashikohen në Spanjë, France, Itali, Algjeri dhe Tunizi.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb