Në Sofje të Bullgarisë ka startuar ditën e sotme “Urban Football Cup 2021”, kompeticion ndërkombëtar i futbollit 8×8, me 16 skuadra nga shtete si Bullgaria, Belgjika, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Greqia, Izraeli, Mali i Zi dhe Serbia. Skuadrat nga shqiptare në këtë event janë Prestige dhe Çamëria.

Prestige e ka nisur mbarë aventurën në Grupin D, teksa në ndeshjen e parë ka mposhtur malazezët e Podgoricës me rezultatin e pastër 2-0.

Një ndeshje e dominuar nga Prestige, e vendosur me nga një gol në secilën pjesë, fillimisht nga Shima e më pas nga Xhepaj. Në orën 20:00 Prestige do të zhvillojë ndeshjen e dytë në grup, ku përballë do të ketë skuadrën serbe, Kidalice. Vlen të theksohet fakti se në sfidat e tjera, Çamëria u mund 1-0 nga skuadra Ecos në ndeshjen e saj të parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: