Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Shoqata e Transportit Qytetas bojkoton nesër për 3 orë qarkullimin e autobusëve urbanë në Tiranë. Shkak për këtë masë është kërkesa e tyre për rritjen e çmimit të biletës nga Këshillat Bashkiak. Përfaqësues të Shoqatës së Transportit deklarojnë se bojkotimi do të ndodhë nga ora 05:00- 08:00 e mëngjesit. Kjo masë është paralajmëruar edhe 10 ditë më parë nga kjo shoqatë, e cila deklaroi se nuk mund ta mbajnë më në këmbë biznesin e tyre me humbje.
Por në faqen e Bashkisë së Tiranës është publikuar edhe thirrja e Këshillit Bashkiak për ditën e enjte. Në këtë mbledhje do të shihet nëse do të ketë rritje të çmimit të tarifës së biletës së urbanëve për qytetarët apo do të mbetet i njëjtë. Caktimi i tarifës së biletës është një detyrim që qeveria u kaloi vendorëve dy muaj më parë, ndërsa shfuqizoi të gjitha vendimet që ishin në fuqi, duke e nxjerrë praktikisht pa një tarifë fikse këtë shërbim. Në axhendën e bërë publike nga Bashkia e Tiranës, Këshilli Bashkiak ka 8 pika për shqyrtim gjate ditës së enjte.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: