Rëndohet bilanci i të plagosurve nga aksidenti në Tiranë.

Shkon në pesë numri i të lënduarve, dy prej të plagosurve janë pasagjerë të automjetit dhe të lënduarit e tjerë pasagjerë të cilët po udhëtonin me urban.

Mësohet se të lënduarit ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur të tjerë. Po ashtu mësohet se shoferi i autobusit dhe tre pasagjerë,  dy burra dhe një vajzë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime në trup kanë shkuar për kontroll në spital, pasi kanë mbetur të traumatizuar nga përplasja.

Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë kinema ‘Agimi’.

Një urban u përplas me një mjet. Si pasojë e aksidentit urbani dhe makina përfunduan në Lanë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhej edhe ambulanca.

Aksidenti Lane

Ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ky aksident, për shkak se mjeti i vogël është përmbysur poshtë urbanit në lumë dhe sipër saj ndodhet autobusi.

Aksident Lan

Autobsi 11

Autobusi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb