Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka reaguar në lidhje me lajmin se një nga autobusët e linjës së “Institutit” në kryeqytet ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Në një postim në rrjetet sociale, Caka u shpreh se ngjarjet që ndodhin në Tiranë me mjetet e transportit publik do t’i kishin zili edhe filmat horror, ndërsa shtoi se jeta e qytetarëve të cilët përdorin këto linja rrezikohet çdo ditë.

Postimi i plotë: 

Edhe filmat horror do t’i kishin zili ngjarjet që po ndodhin së fundmi me linjat e transportit publik në Tiranë.

Babëzia e vjedhjes së Erion Veliajt, po rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve që përdorin transportin publik.

Belind Këlliçi ka një zgjidhje për këtë, prandaj më 14 Maj votoni Belindin dhe ndëshkoni Erionin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb