TIRANË

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një urban është përplasur me mjetin e policisë Rrugore dhe janë plagosur 3 persona. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Autobusi i linjës “Tirana e Re”, është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb