Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, deklaroi se nëse presidenti rus, Vladimimir Putin do të vizitonte Kroacinë, ai do të arrestohej. Ai tha se arrestimi do të kryhej në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin Vladimir Putin dhe komisioneren e presidentit rus për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova. Një urdhër-arresti mund të parandalojë largimin e presidentit rus nga Rusia, pasi duhet të përballet me akuzat për dënimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë.

Kroacia i është bashkuar Statutit të ICC dhe ka miratuar një ligj mbi bashkëpunimin me gjykatën.

“Ai ligj parashikon të gjitha procedurat në rast se ka urdhër arrest për një person dhe me sa di unë këtu nuk vlen imuniteti. Prandaj procedura do të ishte pikërisht ashtu siç e parashikon ligji dhe, natyrisht, do të reagonin edhe policia kroate edhe autoritetet përkatëse,” tha Plenkoviç në Bruksel.

Më tej tha se ‘nuk  besoj se Putin do të udhëtonte drejt vendeve që janë palë me Statutin e Romës’.

Kujtojmë pak ditë më parë, Hungaria deklaroi se nuk do e arrestonte Putinin edhe nëse ai vizatonte territorin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb