BEOGRAD-Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për Serbinë Eduard Kukan, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë rekomandimi zyrtar i Parlamentit Evropian që Beogradi të shqyrtojë ose shfuqizojë urdhër-arrestin ndaj shefit të diplomacisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Mendimi im është se Serbia është vend i pavarur dhe si e tillë duhet lënë që vetë të vendosë për këtë çështje, pa kurrfarë rekomandimesh nga do që vijnë ato”, ka thënë Kukan.

Disa ditë më parë edhe Ulrike Lunaçek ka kërkuar që Beogradi të shfuqizojë vendimin për dënimin e Thaçit nga një gjykatë serbe në Prishtinë me 10 vjet burgim në vitin 1997.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: