Ish-deputeti i PS, Eduart Ndocaj ka publikuar videon nga shoqërimi nga Policia në Fishtë.

Ndocaj kërkonte të merrte pjesë në një eveniment kushtuar arsimtarit, shkrimtarit dhe përkthyesit Gjergj Fishta, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama, por deputeti nuk është lejuar.
Sipas tij, Rama ka dhënë urdhër që ai mos jetë pjesmarrës teksa Policia nuk e lejonte pasi pretendonte se s’ka ftesë për të hyrë.

Ndocaj u ka kërkuar Policëve që mos e preknin pasi është operuar në stomak, por pas këmbënguljes së tij, uniformat blu e kanë futur në furgon të policisë.

NDOCAJ: Mos prek, jam i sëmurë, mos prek me dorë, jam i operuar në stomak, mos prek me dorë, mos e bëj atë gabim. Ka dhënë urdhër kryeministri, që deputeti që e ka sjellë në pushtet mos jetë i pranishëm. Ka vendosur forca speciale.
Sa veta jeni?
Dhe a mund të thuash pse do të më përcjellësh, thuaju lezhjanëve që e kanë votuar kryeministrin bashkë me mua. Mund t’i thuash. Ndodh dhe kjo. Urdhër nga lart, kryeministri që Eduart Ndocaj mos jetë pjesë e ceremonisë së Gjergj Fishtës. Këto zotërinjtë po bëjnë detyrën.
Ky është evenimenti i Fishtës, jemi live këtu.

POLICI: Të lutem je pa ftesë këtu, kohë pandemie, të lutem largohu.

NDOCAJ: Jam pa ftesë un, kush tha që do largohem?

POLICI: A e dëgjove kryetarin e Bashkisë? Kush ka ftesë hyn brenda.

NDOCAJ: Jam ish-deputet, sekretar i partisë së demokristianëve, dhe qytetar i lirë. Prandaj s’ke të drejtë. Ke urdhër. Kryetari i Bashkisë, kryeministrisë.

POLICI: Largohu, të lutem largohu ose do detyrohemi të të marrim forcërisht.

NDOCAJ: Po forcërisht do më merrni, ja u kam thënë.

POLICI: Edhe një herë të bëjmë thirrje.Largoje pak.

NDOCAJ: Pa më thënë një nga stafi i kryeministrit, nuk largohem jo. T’i s’ke të drejtë, sepse po bëj detyrën time. Mos prekni me dorë, mos prekni me dorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb