Një politikan moldav, Kirill Motspan ka paralajmëruar se Rusia mund të godasë Ukrainën nga rajoni separatist Transnistria.

Sipas tij Moska mund të urdhërojë paqeruajtësit e saj në rajonin separatist Moldav të Transnistrisë që të fillojë një ofensivë ushtarëve.

“Urdhrat zakonisht zbatohen. Unë besoj që 1300 ushtarakët e ushtrisë së 14 ruse të vendosur në Transnistri do të ndjekin kërkesat e Kremlinit pa bërë asnjë pyetje apo kundërshtim”, ka thënë Kirill Motspan, një ish-ligjvënës dhe zyrtar i sigurisë.

Ndër të tjera Motspan shtoi se situata ka qenë e tensionuar javët e fundit pasi makinat me targat ruse janë parë pranë fshatrave kufitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb