Duket se situata e krijuar me 50 shqiptarët e bllokuar në tokë neutral është e vështirë të zgjidhet. Ata mbahen “peng” nga VKM-ja e dalë më 14 mars që mbyll cdo kufi tokësor për të parandalur përhapjen e koronavirusit.

Gazetarja e News 24, Dorjana Bezat referuar burimeve pranë MEPJ thotë se në momentin që ata janë në tokë neutral nuk mund të ndërhyet.

“Fakti që ata kanë kaluar kufirin grek dhe ndodhen në tokë neutral bën që MEPJ të mos ndërhyjë dot. Edhe policia kufitare po ashtu nuk ka asnjë udhëzim për pranimin e tyre. Po ashtu edhe Ministria e Shëndetësisë e ka të pamundur të japë siguri për hyrjen e tyre në Shqipëri”,- sqaroi Bezat.

Por ekziston një zgjidhje. I takon MEPJ që në këto kushte duhet të lëshojë një leje të posacme, tha Bezat, ndërkohë që shtoi se nuk dihet pse ky reagim po mungon në rastin e 50 shqiptarëve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb